Skip to main content

Nisja e Procedurave për Anëtaresim dhe Liçensim në Urdhrin e Punonjësve Socialë!

Të nderuar kolegë dhe kolege punonjës/e social/e,

Në kuadër të fillimit të procesit për regjistrimin dhe liçensimin e punonjësve socialë në Shqipëri, Urdhri i Punonjësve Socialë në Republikën e Shqipërisë ju bën thirrje të gjithë punonjësve socialë që plotësojnë kriteret e përcaktuara si vijim të fillojnë me përgatitjen e dosjeve me dokumentacionin e kërkuar për tu anëtarësuar dhe liçensuar. Data e hapjes së dorëzimit të dosjeve me aplikimet dhe adresa do njoftohen shumë shpejt.

Aktivitetet dhe Punët më të Fundit të Urdhrit të Punonjësve Socialë!

Te dashur kolegë punonjës social nëpërmjet këtij postimi dëshirojmë t'ju informojmë në lidhje me aktivitetet dhe punën më të fundit të Urdhrit të Punonjësve Socialë!

Aktualisht Urdhri është në fazën e hartimit, diskutimit dhe miratimit të Rregullores së Liçensimit. Referuar kësaj dëshirojmë që të rishikoni dhe një herë databasen e anëtaresise së rifreskuar nga Ministrisia e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deri në vitin 2021.

Zhvillohet Konferenca IV-t Ndërkombëtare “ARRITJET DHE SFIDAT E PROFESIONIT TË PUNËS SOCIALE NË SHQIPËRI”!

Nesër zhvillohet Konferenca IV-t Ndërkombëtare “ARRITJET DHE SFIDAT E PROFESIONIT TË PUNËS SOCIALE NË SHQIPËRI”! Qëllimi kryesor i kësaj konference është të eksplorojë, zhvillojë dhe promovojë qasje të ndryshme të kërkimit shkencor dhe akademik, në mënyrë që të krijohen ura bashkëpunimi midis profesionistëve të punës sociale në Shqipëri, Europë dhe më gjerë. Konferenca do të zhvillohet në ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale, Tiranë dhe për këdo që nuk ka mundësi mund ta ndjekë online në linkun:

Profesoresha Jonë e Nderuar Edlira Haxhiymeri Është Ndarë Sot Nga Jeta!

Faleminderit Profesoreshe Eda!

Sot është një ditë e trishtë për gjithë komunitetin e punonjësve social! Profesoresha jonë e nderuar Edlira Haxhiymeri është ndarë sot nga jeta!

Prof. Edlira Haxhiymeri, është nje nga themelueset e Fakultetit te Shkencave Sociale dhe Departamentit të Punës dhe Politikave Sociale. Ikja e saj është një humbje e madhe për familjen, botën akademike por edhe per te gjithë komunitetin e punonjësve social.

Takimi i Komitetit Drejtues Sektorial për Monitorimin e Strategjisë së Drejtësisë për të Mitur 2018-2021.

Ditën e sotme, datë 20 Prill 2022, përfaqësues të Urdhrit të Punonjësve Socialë moren pjesë në takimin e Komitetit Drejtues Sektorial për Monitorimin e Strategjisë së Drejtësisë për të Mitur 2018-2021.

Përgjatë këtij takimi u prezantua Draft-Raporti Vjetor i Monitorimit të Strategjisë së Drejtësisë për të Mitur dhe Plani i tij i Veprimit 2018-2021, për periudhën Janar - Dhjetor 2021.

Miratohet Statuti i Urdhrit të Punonjësve Socialë nga Këshilli Kombëtar!

Miratohet statuti i Urdhrit të Punonjësve Socialë nga Këshilli Kombëtar!

Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Punonjësve Socialë ku në fokus ishte finalizimi dhe miratimi i statutit të Urdhrit. Miratimi i statutit i hap tashmë rrugën formalizimit dhe zbatimit të planit të aktiviteteve për fuqizimin e profesionit të punës sociale në Shqipëri.

Roli i Punonjësit Social Dr. Sabina Belshaku

Dr. Sabina Belshaku në cilësinë e Anëtares së Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Punonjësit Social ishte e ftuar në takimin konsultues të bashkisë Elbasan mbi draftin e Planit Vendor të Veprimit për Barazinë Gjinore 2022-2024, në zbatim të Kartës Europiane për barazi të grave dhe burrave në jetën vendore.

Në fjalën e saj Dr. Sabina Belshaku theksoi rëndësinë dhe rolin e punonjësit social në shoqëri.