Skip to main content

Gjatë Ditës së Djeshme u Zhvillua Dita e Parë e Kongresit të Parë të Shëndetësisë në Shqipëri!

Gjatë ditës së djeshme u zhvillua dita e parë e Kongresit të Parë të Shëndetësisë në Shqipëri! Kongresi i Shëndetësisë synon të sjellë së bashku politikëbërësit, ekspertët shëndetësorë, profesionistët e kujdesit shëndetësor, përdoruesit e shërbimeve dhe aktorë të tjerë në një forum të përbashkët për të ndarë përvojat dhe për tu angazhuar në dialog në lidhje me sfidat e sistemit shëndetësor.

Puna Sociale është Shkenca e Shpresës

Arti i punës sociale është një metodologji kreative për të ndihmuar individë dhe grupe në shoqëri, për të përmirësuar situatat e tyre në mënyrë që të arrijnë nivelin e mirqënies dhe drejtësisë.

Të punosh me shtresat më në nevojë, duhet të njohësh artin e komunikimit, të arrish të kuptosh dhimbjen e tjetrit pa ta treguar ai dhe gjithashtu të arrish të sjellësh gëzim dhe shpresë në zemrat dhe mendjet e njerëzve përmes fjalëve, gjesteve dhe qëndrimeve.

Muaji i Punonjësit Social

Punonjësit socialë i ndihmojnë njerëzit të përballen me sfidat e jetës duke i lidhur ata me programe dhe shërbime të bazuara në zgjidhje. Megjithatë, roli i punonjësit social ka ndryshuar gjatë viteve të fundit dhe vazhdon të zhvillohet për t'iu përshtatur ndryshimeve të shpejta të shekullit të 21-të.

Punonjësit Socialë Mungojnë në të Gjithë Sektorët

Punonjësit socialë mungojnë në të gjithë sektorët, nga Njësitë Administrative te Sistemi i Drejtësisë!

Punonjësit Socialë mungojnë në organikën e shumë institucioneve. Kjo mungesë rezulton edhe në ato institucione të cilat e kanë të detyruar me ligj të kenë në strukturat e tyre punonjës social!

Postim Informues

Të nderuar kolegë,

Një seri postimesh informuese në lidhje me proçedurat e regjistrimit, anëtarsimit dhe liçensimit do të bëhen në vijim përpara shpalljes së thirrjes së 3-të bazuar në pyetjet më të shpeshta të bëra!

E nisim sot më një sqarim për Praktikën Profesionale!

Miratohet Rregullorja e Praktikës Profesionale

Miratohet Rregullorja e Praktikës Profesionale nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Me datë 27 dhjetor 2022 është nënshkruar Urdhëri i Përbashkët i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministrisë së Arsimit për miratimin e rregullores së praktikës profesionale të profesionit të rregulluar të punonjësit social.