Skip to main content

Të gjithë anëtarët të cilët do paraqiten për regjistrim duhet të dorëzojnë dokumentat e mëposhtme:

  1. Kërkesë për praktike profesionale
  2. Plani i punës se praktikës profesionale
  3. Kontrate mes supervizorit dhe praktikantit
  4. Dokument identifikimi
  5. Dëshmi penaliteti
  6. Diplomat e noterizuara
  7. Vertetim punësimi (nëse është I punësuar)
  8. Listë kontributesh (nëse është I punësuar)
  9. Praktikantët të cilët regjistrohen për herë të parë ( nuk janë anëtarë pranë Urdhrit) duhet të dorëzojnë mandatin e pagesës për  tarifën e Regjistrimit – 2000 lekë (*Kryhet vetëm një herë në çastin dhe momentin e parë të regjistrimit*).

Kuotizacion vjetor – 5000 lekë.Pagesat për tarifën e regjistrimit dhe kuotizacioni vjetor mund kryhen në çdo filial të Intesa SanPaolo Bank, Bank IBAN: AL93208110080000021274030701,    me përshkrimin: Pagesë për tarifën e regjistrimit dhe pagesë për tarifën e antarsimit në Urdhrin e Punonjësve Socialë

Paraprakisht punonjësit socialë duhet të kenë identifikuar supervizorin e praktikës nga lista emërore e supervizorëve dhe institucionin ku do të zhvillojnë praktikën profesionale të supervizuar.

Sqarim: Punonjësit socialë që duhet ti nënshtrohen praktikës profesionale dhe janë të regjistruar pranë Urdhrit të Punonjësve Socialë duhet të paraqiten pranë Urdhrit vetëm me këto dokumenta:

  1. Kërkesë për praktike profesionale
  2. Plani i punës se praktikës profesionale
  3. Kontrate mes supervizorit dhe praktikantit
  4. Kuotizacionin vjetor (nëse e keni paguar dhe dorëzuar pranë Urdhrit nuk është e nevojshme ta merrni me vete si dokument)