Skip to main content

KRITERET E RILICENSIMIT

1. Për t’u rilicensuar në përfundim të një cikli (që përkon me kohëzgjatjen e lejes së ushtrimit të profesionit lëshuar nga Urdhri), punonjësi socialë duhet të plotësojë këto kritere:

a) Të ketë mbledhur numrin minimal të detyrueshëm të krediteve, jo më pak se 60 (gjashtëdhjetë) kredite nga pjesëmarrja në aktivitete të edukimit të vazhdueshëm, të lidhura drejtpërdrejt me fushën e punës sociale, nga të cilat:

i. jo më pak se 50% të krediteve të jenë mbledhur nga aktivitete të edukimit të vazhdueshëm të akredituara për punonjësit social;

ii. jo më shumë se 50% të krediteve të jenë mbledhur nga aktivitete të edukimit të vazhdueshëm në distancë, të akredituara;

dhe iii. jo më shumë 25% të jenë mbledhur nga aktivitete të edukimit në vazhdim, të zgjedhura lirisht, të vetëraportuara dhe dokumentuara nga profesionisti.

b) të ketë mbledhur jo më pak se 12 kredite në secilin vit të ciklit.