Gëzuar 2023 nga Urdhri i Punonjësve Socialë
Me urimet më të përzemërta Gëzuar nga Urdhri i Punonjësve Socialë!
Me urimet më të përzemërta Gëzuar nga Urdhri i Punonjësve Socialë!
Një vit nga themelimi i Urdhrit të Punonjësve Socialë
Me datë 18 dhjetor 2022 Urdhri i Punonjësve Socialë shënoi 1-vjetorin e krijimit të tij. Ka qënë një vit sfidues dhe tepër i ngarkuar në funksion të përmbushjes të misionit që ka Urdhri.
Menjëhërë nisi puna për konstituimin e Këshillit Kombëtar, në hartimin dhe miratimin e një sërë dokumentave të rëndësishëm dhe të nevojshëm që Urdhri i Punonjësve Socialë të formalizohet.
Në kuadër të organizimit të strukturave edhe në nivel lokal jemi shume të lumtur që sot të prezantojmë zyrtarisht 11 Koordinatorët Rajonal të Urdhrit të Punonjësve Socialë të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar! Koordinatori Rajonal është pjesë shume e rëndësishme e Urdhrit të Punonjësve Socialë dhe kryen veprimtaritë që i caktohen nga Këshilli Kombëtar i Urdhrit bazuar në rregulloren e Këshillit Kombëtar.
Të nderuar kolegë,
Urdhri i Punonjësve Socialë dëshiron të informojë të gjithë Punonjësit Socialë në mbarë vendin, se ditën e sotme datë 10.11.2022 u mbyll me sukses faza e parë e thirrjes për dorëzim dokumentacioni për anëtarësim dhe liçensim.
Jemi të lumtur të ndajmë me ju lajmin se interesi ka qënë mjaft i lartë ku vetëm në këtë fazë kanë dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për anëtarësim dhe liçensim 480 punonjës/e social/e.
Urdhri i Punonjësve Socialë po kërkon të kontraktojë një kompani/ekspert për të dizenjuar dhe ndërtuar faqen zyrtare të webit.
Për më tepër ju lutemi referojuni dokumentit të termave të referencës në linkun e mëposhtëm:
Sqarim vetëm për këtë fazë të aplikimeve mbi nivelin e dytë të studimeve master shkencor dhe profesional që një punonjës social duhet të këtë përfunduar brenda vitit 2020 me qëllim regjistrimin, anëtarësimin dhe liçensimin nga Urdhri i Punonjësve Socialë!
Përshëndetje të nderuar kolegë,
Sot patëm kënaqësinë, të zhvillonim një takim informues me punonjësit social në Qarkun e Elbasanit.
Kryetari i Urdhrit të Punonjësve Socialë të Shqipërisë Z. Mirgit Vataj së bashku me anëtaren e Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Punonjësve Socialë Znj. Sabina Belshaku, zhvilluan këtë takim me fokus informimin mbi proçesin e regjistrimit, anëtarsimit dhe liçensimit të punonjësve socialë.
Të nderuar kolegë dhe kolege punonjës/e social/e,
Duke filluar nga dita e nesërme, datë 13.10.2022, Urdhri i Punonjësve Socialë në Republikën e Shqipërisë hap zyrtarisht regjistrimet për anëtarësim dhe liçensim. Dosjet me dokumentacionin e kërkuar duhet të dorëzohen pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, kati i I-rë, çdo ditë nga ora 10:30-13:00. Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit është data 10 Nëntor 2022.
TAKIM INFORMUES!
Në prag të nisjes zyrtare të proçesit të regjistrimit, anëtarsimit dhe liçensimit nga Urdhri i Punonjësve Socialë në Republikën e Shqipërisë, ditën e hënë, ora 15:00 do të zhvillohet një takim informues online në platformen ZOOM!
Kushdo që ka paqartësi apo ka nevojë për më shumë informacion për këtë fazë të parë të proçesit është i ftuar të marrë pjesë!
SQARIM
Në lidhje me disa paqartësi të disa kolegëve për proçesin e regjistrimit, anëtarësimit dhe liçensimit:
Profesioni i punës sociale në Shqipëri është një profesion i rregulluar bazuar në ligjin Nr.10 171, datë 22.10.2009 “Për Profesionet e Rregulluara në Republikën e Shqipërisë”.
Kjo faqe në internet është prodhuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e faqes në internet është përgjegjësia e vetme e Urdhri i Punonjësve Socialë dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret për të pasqyruar pikëpamjet e Bashkimit Evropian.