Skip to main content

 Janë anëtarë të Urdhrit të Punonjësve Socialë të gjithë punonjësit socialë që përmbushin kriteret e mëposhtme:

  1. të jenë shtetas shqiptarë;
  2. të zotërojnë diplomë të studimeve të larta “Bachelor” në fushën e punës sociale dhe diplomë të nivelit të dytë “Master Shkencor/Profesional” në të njëjtën fushë, lëshuar nga institucionet e arsimit të lartë, brenda apo jashtë vendit, si dhe të njohura e të njëhsuara në Republikën e Shqipërisë nga ministria përgjegjëse për arsimin. ndryshuar
  3. të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje, në momentin e kërkesës për anëtarësim;
  4. të njohin dhe të zotohen me shkrim se do të zbatojnë kërkesat e legjislacionit në fuqi, statutit, dhe Kodin e Etikës dhe Deontologjisë të Punonjësit Social.

Shtetasit e huaj

Shtetasit e huaj, për ushtrimin e profesionit të punonjësit social në Republikën e Shqipërisë, detyrohen të anëtarësohen paraprakisht në Urdhrin e Punonjësve Socialë të Republikës së Shqipërisë dhe të njohin të gjitha aktet ligjore e nënligjore që rregullojnë profesionin e punonjësit social. Punonjësi social, shtetas i huaj, që të ushtrojë profesionin si rezident në Shqipëri apo i atashuar në një institucion ku vjen periodikisht për ushtrimin e profesionit, duhet të ketë edhe këto dokumente:

  1. lejen e qëndrimit dhe të punës në Republikën e Shqipërisë;
  2. certifikatën e mirësjelljes (Good Standing Certificate) nga urdhri/dhoma apo shoqata e punonjësve socialë të vendit të vet, ku vërtetohet se është i regjistruar, e ushtron profesionin dhe se nuk ka marrë masa ndëshkimore;
  3. njohjen e diplomës dhe certifikatave të specializimeve të kryera prej tij;
  4. një rekomandim nga një specialist vendas i së njëjtës fushë, anëtar i Urdhrit të Punonjësve Sociale.

Për punonjësin social të huaj, i cili nuk njeh gjuhën shqipe, detyrimisht është kusht të punojë me përkthyes.

Anëtarët e Urdhrit kanë detyrim të paguajnë rregullisht kuotizacionet e anëtarësisë, tarifat e regjistrimit, të licencimit dhe për shërbime të tjera administrative.

Dokumentat që nevojiten për anëtarësim

Të gjithë punonjësit social të cilët duan të ushtrojnë profesionin janë të detyruar të regjistrohen dhe anëtarësohen pranë Urdhrit të Punonjësve Socialë.
Dokumentat që duhet të dorëzohen për regjistrim anëtarësim:

  1. Fotokopje e Pasaportës ose Kartë ID të vlefshme;
  2. Kërkesë për anëtarësim (Shkarkojeni këtu: https://urdhriipunonjesvesociale.al/aplikim-per-regjistrim-anetaresim/);
  3. Curriculum Vitae;
  4. Diploma të noterizuara (bachelor dhe master), të cilat vërtetojnë studimet e kryera në fushën e punës sociale dhe titujt e fituar sipas ligjit;
  5. Dëshmi penaliteti. (e tre muajve të fundit);
  6. (Tre) copë fotografi 3 x 4 cm.
  7. Tarifa e Regjistrimit – 2000 lekë (*Kryhet vetëm nje herë në çastin dhe momentin e parë te regjistrimit*).
  8. Kuotizacion vjetor – 5000 lekë.

Pagesat për tarifën e regjistrimit dhe kuotizacioni vjetor mund kryhen në çdo filial të Intesa SanPaolo Bank, Bank IBAN: AL93208110080000021274030701, me përshkrimin: Pagesë për tarifën e regjistrimit dhe pagesë për tarifën e antarsimit në Urdhrin e Punonjësve Socialë

Për shtetasit e huaj:

  1. Leje e qëndrimit në Republikën e Shqipërisë.
  2. Pashaportë ose Letërnjoftim Çertifikatë e mirësjelljes (Good Standing Certificate) nga Urdhri/Dhoma apo Shoqata të Punës Sociale të vendit të vet, ku vërtetohet se është i regjistruar e ushtron profesionin dhe se nuk është i ndëshkuar dhe me masë disiplonore
  3. Njehësimi i diplomës dhe çertifikatave të specializimeve të kryera prej tij/saj të lëshuara nga autoriteti shqiptar kompetent, si dhe kopje të diplomës dhe të specialitetit të njehësuar.
  4. Rekomandim nga një specialist vendas i së njëjtës fushë, anëtar i Urdhrit të Punonjësve Socialë. Dokumentacioni i paraqitur nga shtetasit e huaj duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe dhe i legalizuar, në përputhje me ligjet në fuqi.